
Futbollisti i Barcelonës, Neymar mund të largohet në fund të sezonit nga klubi katalunas.
E gjithë kjo për shkak të kërkesave të futbollistit që nuk e dëshiron ndihmës trajnerin Juan Carlos Unzue në postin e trajnerit të Barcelonës, pas largimit të Luis Enriques, kështu shkruan gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’.
“Nëse ai qëndron, unë largohem, nuk kam dëshirë që të stërvitem nga një trajner si puna e tij sepse ai nuk e ka eksperiencën e duhur për të marrë në drejtim klubin më të madh në botë”, shkruan gazeta spanjolle të jenë fjalët e Neymar drejtuar kryesisë së klubit.
Luis Enrique do të largohet në fund të sezonit dhe Barcelona po kërkon zëvendësuesin e spanjollit dhe mediet raportojnë se Juan Carlos Unzue, që deri më tani ka kryer punën e asistentit do të zërë vendin si trajner i Barcelonës./Insajderi.com