Kushti për të shkuar në Haxh këtë vit është vaksina kundër Coronavirusit thuhet nga Arabia Saudite

Kushti për të shkuar në Haxh këtë vit është vaksina kundër Coronavirusit thuhet nga Arabia Saudite

Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër Coronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh, transmeton Insajderi.

Gazeta “Ukaz”, njoftoi se ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, zyrtarëve të ministrisë u ka thënë se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.

Gjithashtu në lajm thuhet se ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë. /Insajderi.com