Kuvendi dështon të miratojë rezolutën për Telekomin

Kuvendi dështon të miratojë rezolutën për Telekomin

Ka dështuar miratimi i rezolutës për Telekomin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka hedhur në votim rezolutën nga debate parlamentar për situatën financiare të Telekomit, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.

E gjithë kjo si pasojë e mungesës së kuorumit.

Seanca plenare e cila është ndërprerë dje, po vazhdon sot me debatin për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Më pas, pritet që kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. /Insajderi.com/