fbpx

Kuvendi i zgjat mandatin Komisionit Hetimor për rastin e ‘gylentistëve’

Kuvendi i zgjat mandatin Komisionit Hetimor për rastin e ‘gylentistëve’

Me 60 për, 1 kundër dhe 4 abstenime, sot Kuvendi i Kosovës ia zgjati mandatin Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Komisioni do të këtë kohë edhe 30 ditor për ndricimin e këtij rasti.

Në tentimin e parë për votim kishte dështuar kjo pikë e rendit të ditës, por pasi që opozita e kushtëzoi votimin e pikave tjera atëherë u votua zgjatja e mandatit.

Kujtojmë se vitin e kaluar në mënyrë të dyshimtë u deportuan gjashtë shtetas turq të cilët jetonin në Kosovë. Komisioni hetimor dhe një ekspert amerikanë kanë konstatuar se gjatë dëbimit të tyre kishte shkelje të të drejtave të njeriut.

Kosova bëri tridhjetë e një shkelje ligjore për llogari të autokratit Erdogan