Dje është mbajtur seanca e radhës e parashikuar e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë ku në rend dite kanë qenë në shqyrtime vendimi për mbështetjen e fëmijëve të porsalindur.
Për zhvillimet ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Nasuf Aliu, shkruan Insajderi.
Ndër të tjera Aliu ka treguar se Kuvendi Komunal ka miratuar edhe vendimin për mbështetje prej 120 eurosh për të sapolindurit në Komunën e Vushtrrisë.
“Po ashtu u miratua vendimi për mbështetje për fëmijët e porsalindur në shumë deri 120€.” ka shkruar Aliu.
Kujtojmë se pakoja prej 120 eurosh ishte propozuar nga i pari i Vushtrrisë, nismë kjo e cila sot mori edhe zyrtarisht dritën e gjelbër nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.
Sot ishte zhvillimi i seancës për muajin shkurt, me ç'rast u arritën një mori vendimesh me rëndësi dhe u informuan…
Gepostet von Nasuf Aliu am Donnerstag, 27. Februar 2020