Kuvendi i Kosovës njeh “Zyrën për Kosovë dhe Metohi”

Kuvendi i Kosovës njeh “Zyrën për Kosovë dhe Metohi”

Mbajtja e Seminarit të 93-të “Rose Roth” nga Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të zhvillohet në Prishtinë në datat 22-24 tetor, ka bërë që Kuvendi i Kosovës të nisë adresë të partive politike agjendën zyrtare.

Në këtë seminar në Kosovë do të jetë edhe Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë dhe Metohi” në Qeverinë e Serbisë, e që në këtë seminar do të flasë sipas agjendës për “Dialogun Beograd-Prishtinë: Nga pikëpamja e Beogradit”.

gjuriq

Në këtë agjendë zyrtare Kuvendi e Kosovës njeh edhe zyrtarisht funksionin e kësaj zyre e cila ka për qëllim që të mbajë gjallë synimin e shtetit të Serbisë, që nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës.

E për këtë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Ajo që vërtetë është skandaloze dhe për ne e papranueshme, është pranimi që Kuvendi i Kosovës, i bën zyrës për ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi që në këtë agjendë thuhet se i njëjti do të përfaqësoj zyrën për ‘Kosovë dhe Metohi’”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Tutje ajo ka thënë se nuk ka informacione se nga kush është përpiluar kjo agjendë, “por për këtë skandal duhet të na jap përgjegjësi, Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s”./Insajderi.com