Kuvendi lë pa bursa të BE-së studentët kosovarë

Kuvendi lë pa bursa të BE-së studentët kosovarë

Vonesat në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës ia kanë humbur mundësinë një gjenerate që të përfitojnë bursa nga programi “Young Cell Scheme”, e cila financohet nga Komisioni Evropian.

Kjo pasi që marrëveshja e nënshkruar për vitin 2016 nuk ka dalë për ratifikim fare në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes këtij programi të BE-së, për bursa postdiplomike, i cili po shënon vitin e 13-të të veprimtarisë në Kosovë çdo vit ndaheshin rreth 20 bursa studimi për tri fusha, e që në vlerë monetare këto bursa silleshin rreth 1.5 milionë eurove.

Përfituesit e këtyre bursave janë të obliguar të kthehen e të kontribuojnë në administratën publike në Kosovë, përcjell koha.net

Në një përgjigje me shkrim Komisioni Evropian ka thënë se ata e kanë kryer punën e tyre, ndërsa pjesa tjetër u mbetet institucioneve vendore.