Kuvendi mbajti 4 seanca për dy muaj

Kuvendi mbajti 4 seanca për dy muaj

Katër seanca janë mbajtur deri më tash, ndonëse Kuvendi i ri është konstatuar qe 66 ditë.

Përfaqësues të opozitës fajin për këtë po ia hedhin kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, pasi që ai ka lënë anash Kuvendin dhe është duke u marrë me fushatë zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 19 nëntor

4 seanca mbetet numri i seancave të mbajtura nga Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij qysh prej 66 ditësh.

Pavarësisht faktit që ndërkombëtarët kanë kritikuar këtë gjë, zgjedhjet lokale që do të mbahen javën e ardhshme kanë lënë përsëri peng mbajtjen e seancave të Kuvendit, që pritet ta vazhdojë punën vetëm pas këtyre zgjedhjeve, shkruan Zëri

Deputet të Kuvendit, si ata të pozitës, ashtu edhe ata të opozitës së vendit, konsiderojnë se kjo “mospunë” e Kuvendit po bëhet për shkak se partitë në pozitë po mundohen t’i fshehin forcat reale politike në Kuvend.

Arsyeja tjetër se pse Kuvendi nuk po mblidhet, sipas tyre, është pikërisht kryetari i Kuvendit, i cili, siç vlerësojnë ata, është duke u marrë me fushatë dhe me zgjedhje, duke harruar kështu punët e tij si kryetar i Kuvendit.