fbpx

Kuvendi mban një minutë heshtje për të vrarët në masakrën e Poklekut

Kuvendi mban një minutë heshtje për të vrarët në masakrën e Poklekut

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Poklekut në Drenas.

Kjo është bërë me kërkesë të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu.

“Sot në Poklek të Drenasit përkujtohet masakra më e tmerrshme që ka ndodhur në Republikën e Kosovës gjatë  vitin 1999 ku 54 anëtarë të familjes Muqolli bashkë me mysafirë që i kanë pasë prezentë janë pushkatuar, karbonizuar, dhe një lopatë hi është varrosur në një varr të përbashkët nga 54 anëtarë. Konsideroj që sot në këtë Kuvend, duhet të mbahet një minutë heshtje për të gjithë të rënët në Poklek”, tha Musliu.