Kuvendi mban seancë sot, diskutohet falja e gjobave

Kuvendi mban seancë sot, diskutohet falja e gjobave

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare për të diskutuar rreth mundësisë së faljes së gjobave që janë shqiptuar gjatë pandemisë, njofton Insajderi.

Në interpelancë do të marrë pjesë edhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Gjatë ditëve të fundit është diskutuar dhe marrë një iniciativë lidhur me mundësinë e faljes së gjobave për bizneset dhe qytetarët që u shqiptuan në vitin e parë të pandemisë dhe në muajt pasues.

Madje, Partia Socialdemokrate ka organizuar edhe një peticion për këtë çështje, ku ka mbledhur më shumë se pesë mijë nënshkrime të qytetarëve. /Insajderi.com