Kuvendi mban seancë të enjten, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi mban seancë të enjten, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten e 24 qershorit, njofton Insajderi.

Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 11:00.

Ndër 10 pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratën Publike, Qeverisjen Lokale, Media – pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Civile të Kosovës, shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës, etj.

Në rend të ditës janë 10 pika si në vijim:

  1. Deklaratat jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga sesioni i mëparshëm,
  4. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratën Publike, Qeverisjen Lokale, Media  (5) anëtarë të Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Civile të Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Rekomandimve të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
  6. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrjen e FInancave Publike për raportin e Auditimit të performancës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shendetesore publike dhe vleresimi i rezultateve”,
  7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin dhe Auditimin e Performancës” Procesi i licencimit të përdoruesve të mineraleve të ndërtimit dhe industrisë dhe mbrojtja e mjedisi nga ky veprimtari”,
  8. Shqyrtimi dhe Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Mbikëqyrjes së Financave Publike për Raportin e Auditimit të Performancës”, Menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike “,
  9. Krijimi i një Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e një kandidati për një (1) anëtar të Bordit.
  10. Projekt-rezoluta nga debati parlamentar mbi ekonominë situata si rezultat i pandemisë COVID-19. /Insajderi.com