Kuvendi mblidhet sot për të diskutuar mbi situatën ekonomike

Kuvendi mblidhet sot për të diskutuar mbi situatën ekonomike

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend, njofton Insajderi.

Të hënën e 14 qershorit do të vazhdojë seanca plenare që u la në gjysmë gjatë ditës së premte pasi opozita vendosi ta lëshojë sallën për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti në seancë.

Gjatë seancës së sotme do të diskutohet për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  4. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. /Insajderi.com