Kuvendi ndërpret seancën si solidarizim me Ramush Haradinajn

Kuvendi ndërpret seancën si solidarizim me Ramush Haradinajn

Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të të gjithë deputetëve të Kosovës, në shenjë solidariteti të shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn, i cili po qëndron në paraburgim në Francë që nga 4 janari i këtij vitit më fletë arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Këtë kërkesë e bëri Kryetari i Grupit Paralementar i AAK-së, Pal Lekaj i cili kërkon që të ndërpritet seanca një shenjë solidariteti të shtyrjes së vendimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata Franceze.

“Propozoj në emër të Grupit Paralementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që kjo seancë të ndërpritet dhe të vazhdojë të martën në shenjë të solidaritet me qëndrimin e padrejtë të Ramush Haradinajt edhe për tri javë”, tha Lekaj.