Kuvendi nesër shqyrton Projektligjin për pandeminë COVID-19 dhe për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuvendi nesër shqyrton Projektligjin për pandeminë COVID-19 dhe për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Në këtë seancë pritet që të shqyrtohet edhe Projektligji nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Kjo seancë plenare pritet që të fillojë nga ora 11:00, ndërsa deputetët do të formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. /Insajderi.com