Kuvendi nuk miraton rezolutën nga raportimi i Hotit për dialogun Kosovë-Serbi

Kuvendi nuk miraton rezolutën nga raportimi i Hotit për dialogun Kosovë-Serbi

Propozim-rezuluta nga raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka arritur të kalojë në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Me 24 vota pro, asnjë kundër dhe një absrenim nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje sa i përket kësaj rezolute.

Përpos deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përkrahje kësaj rezolute i dha edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Nuk ka kaluar as propozim-rezoluta nga Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Kjo pikë mori vetëm 25 vota, me ç’rast kjo pikë do të përsëritet në seancën e radhës. /Insajderi.com