Kuvendi pa kuorum për vendimmarrje – nuk kalojnë as rezolutat

Kuvendi pa kuorum për vendimmarrje – nuk kalojnë as rezolutat

Ka dështuar votimi në parim i projektligjit për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë, COVID-19. Vetëm 17 deputetë kanë marrë pjesë në votim, dhe i njëjti pritet të hedhet në votim seancën e ardhshme.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka hedhë në votim në seancën e sotme propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas shefit të të grupit parlamentar të këtij subjekti, Rexhep Selimi, rezoluta është në proces të harmonizimit dhe do të nxjerret për votim në seancën e radhës.

Në seancën e sotme, më 62 vota është votuar propozim rezoluta nga interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Ndërsa për rezolutën nga interpelanca e ministrit të Brendshëm kanë votuar vetëm 29 deputetë dhe e njëjta do të hedhet në votim përsëri në seancën e ardhshme.

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së parë për sot ndërsa në orën 13 vazhdon me seancë të re. /Insajderi.com