Kuvendi miraton Projektligjin për Prishtinën

Kuvendi miraton Projektligjin për Prishtinën

Pas shumë vitesh zvarritje Kuvendi e ka miratuar Projektligjin për Prishtinën. Pro këtij Projektligji kanë votuar 67 deputetë, një kundër, dhe tetë prej tyre kanë abstenuar.

Ky Projektligj ka kaluar në Komisionin parlamentar para disa javëve.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për kryeqytetin me rekomandim të kryeministrit.

“Ky ligj është miratuar nga qeveria dhe Prishtina si kryeqytet do të trajtohet si i veçantë”.

Ai ftoi deputetët ta miratojnë këtë projektligj.

Deputetët e komisionit parlamentar për administratë publike kanë votuar unanimisht, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, fillimisht në Kuvend, Nait Hasani i PDK pati vërejtje për modelet e marra për hartimin e ligjit. Ndërkaq, deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka përshëndetur vendimin për ardhje në kuvend të Këtij Projektligji, duke theksuar një varg  kompetencash që do tia jep Komunës së Prishtinës.

Projektligj i ofrojë kryeqytetit të Kosovës kompetenca shtesë duke përfshirë policinë e vet, spitalin si dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike me dy të tretat e votave.

Po ashtu projektligj, Prishtinës i ofrohet edhe 4.1 përqind shtesë e grantit për komuna që ndahet nga buxheti i Kosovës./Lajmi.net