Kuvendi vazhdon seancën plenare, diskutohen pikat e mbetura

Kuvendi vazhdon seancën plenare, diskutohen pikat e mbetura

Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj edhe sot seancën plenare ku në rend dite do të jenë pikat e mbetura nga seanca e djeshme.

Deputetët e Kuvendit, të hënën e 13 dhjetorit, miratuan dy marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Insajderi.com.

80 deputetë kanë votuar për ratifikimin e amendamentimit numër një të marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa, me 83 vota për dhe asnjë kundër kanë votuar për projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Zvicrës për programin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Të gjitha partitë politike pjesë e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë mbështetje këtij projektligji.

Gjithashtu, pozita dhe opozita kanë diskutuar edhe rreth krizës energjetike dhe protestave të sindikatave.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme dështoi sërish të hidhet në votim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare.

Kjo pasi Lista Serbe ka bojkotuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Për miratimin e këtij projektligji nevojiten 2/3 e votave edhe të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Seanca pritet të nisë në orën 14:00 /Insajderi.com