
Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr do të prezentojë “Kuzhina Anasjelltas”, një program ndërveprues i cili mëton t’i shqyrtojë praktikat lokale të gastronomisë, të gjenerojë diskutim rreth ushqimit dhe të prezantojë kombinime eksperimentale të përbërësve ushqimorë.
Kuzhina Anasjelltas do të organizohet në Kuzhinën e Lumbardhit që ka themeluar një hapësirë për grumbullim, eksperimentim dhe shijim të ushqimit në Kino Bahçen historike, kinemanë e jashtme të Lumbardhit.
Përveç përvojës së shijimit të ushqimit në një hapësirë të trashëgimisë, të përcjellur nga alternativa vegjetariane që burojnë nga pjatat tradicionale të Prizrenit, kuzhina ofron edhe një vend fizik për takime dhe diskutime.
Kuzhina Anasjelltas do të përfshijë biseda mes folësve të ftuar të cilët do të ndajnë perspektiva të ndryshme mbi interpretimet bashkëkohore të praktikave tradicionale të gatimit, prodhimit të ushqimit dhe ekonomisë, të cilat gjithashtu do të nisin hulumtim më të gjerë rreth konsumimit të ushqimit dhe prodhimit të tij në Prizren si dhe qëndrueshmërisë dhe ndryshimeve gjatë kohës në kuzhinat lokale.
GërrGërr inkurajon krijuesit, artistët dhe punëtorët në sektorin e kulturës të hyjnë në dialog me trashëgiminë kulturore për të prodhuar çasje, perspektiva dhe lexime të reja të artit, kulturës dhe historisë lokale. GërrGërr përbëhet nga: CHwB Kosova, Fondacioni Lumbardhi, Dokufest, Inciativa e Historisë Gojore, Skins Agency, Autostrada Biennale, Rina Geci, Nora Arapi./Insajderi.com
Programi
E premte, 25 shtator
18:00 – 18:15
Lansimi i GërrGërr – Platforma Bashkëkrijuese
18:20 – 19:00
Kuzhina e Lumbardhit
Diona Nojani
19:00 – 20:00
Ditari Ushqimor i Prizrenit
Jeton Jagxhiu
Degustim interaktiv
E shtunë, 26 shtator
18:00 – 20:00
Ushqimi nëpër lartësi mbidetare
Baton Domi, Soma
Degustim interaktiv
E diel, 27 shtator 2020
18:00 – 20:00
Ekspedita e Gastronomisë Shqiptare
Nikolin Kola & Bledar Kola, Fondacioni Rrno, Mullixhiu
Degustim interaktiv
Recetë Online
Përgatitja e Jufkave
Bedrie Berisha & Sanimete Hajrullahu