Ky burrë krijoi një robot që ju ndihmon të vini dhe të hiqni lentet e kontaktit

Ky burrë krijoi një robot që ju ndihmon të vini dhe të hiqni lentet e kontaktit

Pas vjetësh me shikim të dobët, lodhjes së syve, humbjes së shikimit dhe vështirësisë me lentet e kontaktit, Craig Hershoff shpiku një robot që ai shpreson se do të ndihmojë njerëzit të vënë dhe të heqin lentet e tyre të kontaktit, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Craig Hershoff invented a robot that he hopes will help people with dexterity issues insert and remove their contact lenses.

Hershoff u diagnostikua me distrofi “Fuchs” në vitin 2000 dhe pothuajse humbi shikimin. Ai bëri tre transplantime të kornesë në 10 vjet.

Pasi u vuajti me të pamurit për vjet me radhë me radhë, Hershoff zbuloi një lloj të veçantë të lenteve të kontaktit të quajtura lente sklerale, të cilat e ndihmuan jashtëzakonisht shumë.

Sidoqoftë, kur gruaja e tij ndërroi jetë, Hershoff kaloi një periudhë ankthi e cila bëri që duart e tij të dridheshin dhe e bënë gati se të pamundur pët të përdorte lente.

Dhe aty i erdhi ideja inovative.

“Çfarë ndodh në disa vjet nëse unë nuk do mund të vë lentet fare? Kam nevojë për to  dhe nuk kam askënd që të më ndihmojë t’i vë”, tha Hershoff për CNN.

Dhe kështu, lindi Cliara Lents Robot. Cliara është një akronim për Aparatet e Futjes dhe Heqjes së Lenteve të Kontaktit. /Insajderi.com