Ky burrë vazhdon të vuajë dënimin me burg të përjetshëm për një palë gërshërë kopshtarie

Ky burrë vazhdon të vuajë dënimin me burg të përjetshëm për një palë gërshërë kopshtarie

Një burrë me ngjyrë nga Luiziana do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg për vjedhjen një palë gërshërëve, pasi Gjykata Supreme e Luizianës mohoi kërkesën e tij për të rrezuar dënimin e tij javën e kaluar, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Fair Wayne Bryant, 62 vjeçar, u dënua në vitin 1997 me një akuzë për vjedhje të thjeshtë. Në ankesën e tij në Gjykatën e Qarkut të Dytë të Luizianës në vitin 2018, avokati i tij, Peggy Sullivan, shkroi se Bryant “pretendon se dënimi i tij i përjetshëm është jokushtetues, i ashpër dhe i tepërt.”

Kundërshtari i vetëm në vendim ishte Shefja e Gjykatës së Lartë Bernette Johnson, i cili shkroi se “dënimi i shqiptuar është i tepërt dhe disproporcional me veprën penale që ka kryer i pandehuri.”

Dënimi është sanksionuar në bazë të ligjit të zakonshëm të shkelësit, Johnson vuri në dukje në kundërshtimin e saj, që do të thotë se historia e mëparshme kriminale e Bryant e mbështet dënimin.

Bryant u dënua në vitin 1979 për tentativë vjedhje me armë, në vitin 1987 për posedim të sendeve të vjedhura, përpjekje për falsifikim të një fature me vlerë 150 dollarë në vitin 1989 dhe për vjedhje të thjeshtë në një banese në vitin 1992, të gjitha këto ishin para arrestimit të tij në vitin 1997 për përpjekjen e dështuar për të vjedhur një palë gërshërë kopshtarie.

Por Johnson përmendi gjithashtu koston e lidhur me dënimin e Bryant, duke shkruar se në 23 vjet burg, ai i ka kushtuar taksapaguesve të Luizianës mbi 500,000 dollarë.

“Nëse ai jeton edhe 20 vjet të tjerë, taksapaguesit e Luizianës do të kenë paguar pothuajse një milion dollarë për të ndëshkuar zotin Bryant për përpjekjen e tij të dështuar për të vjedhur një palë gërshërë”, shkroi ajo. /Insajderi.com