Ky do të jetë moti për katër ditët e ardhshme

Ky do të jetë moti për katër ditët e ardhshme

18.02 – Butë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

19.02-20.02 – Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu. Të enjten më ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për reshje bore, e më pas reshje të përziera shiu dhe bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.

21.02 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 13C. Nga dita e enjte temperaturat maksimale do të zbresin në 5C deri 7C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare me drejtime të ndryshme 1-8m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, mirëpo gradualisht do të pësojë rënie.