Ky është 18 vjeçari nga Prishtina që vdiq në aksident në Gjermani

18 vjeçari nga Prishtina me inicialet B.R. ka vdekur pas një aksidenti në Gjermani

Ky është 18 vjeçari nga Prishtina që vdiq në aksident në Gjermani

Mediat gjermane raportojnë se mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë, ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, pas një aksidenti të rëndë trafiku.

Siç shkruajnë mediat, në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplausur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).