fbpx

Ky është delegacioni “turistik” olimpik i Kosovës

Ky është delegacioni “turistik” olimpik i Kosovës

Kosova po merr pjesë me dy skitare në Festivalin Olimpik për të Rinj, që po zhvillohet në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjes e Hercegovinës.

Mirëpo, fakti që vetëm dy sportiste janë pjesëmarrëse nuk e ka ndaluar Komitetin Olimpik që të prezantohet në mënyrë “dinjitoze”, me një delegacion të numërt, raporton Insporti.

Në Sarajevë, ngjyrat e Kosovës do ti mbrojnë Elba Kokaj dhe Klea Vrella, dy skitaret e reja, që kanë pak gjasa për ndonjë sukses, madje trajnerët e tyre , Feim Kollqaku dhe Egzon Agani,në konferencë për media para nisjes në Sarajevë kishin pohuar se “me përgatitjet të cilat i kemi bërë falë KOK-ut në Erzurum të Turqisë, mendoj se e kemi rritur sado pak cilësinë”.

Lexoni shkrimin e plotë dhe shikoni planin financiar të KOK-ut, në postimin e Insportit.