Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka jep dorëheqje nga shefi i qverisë, para pak minutash me arsyetimin se ë" />

Ky është fjalimi i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj

Ky është fjalimi i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka jep dorëheqje nga shefi i qverisë, para pak minutash me arsyetimin se është thirrur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara si i dyshuar.

Ky është fjalimi i plotë i dorëheqjes se Haradinajt:

 

Të nderuar Kolegë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

 

  • Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje

 

  • Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar

 

  • Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

 

  • Nderi I Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’I dal përball shpifësve ashtu si e kërkon nderi I luftëtarit shqipëtar.

 

  • Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

 

  • Shteti im është Kosova e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, nëterritor e kufijë.

 

  • Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit

 

  • Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje ështëtregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

 

  • Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do t’a kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

 

  • Kosova Euroatlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

 

  • Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë.
  • Kurr s’është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

 

  • Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

 

  • Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN JA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendos për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

 

  • I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpall zgjedhjet e parakohëshme.

 

  • Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

 

  • Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

 

  • Do t’i shërbej me besnikëri, gjith jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS!

 

Faleminderit.

 

Reth dorëheqjes së kryeministrit:

Ramush Haradinaj jep dorëheqje

Gjykata Speciale thërret Ramush Haradinajn, dyshohet për krime lufte

Lotët rrjedhin nga sytë e Ramush Haradinajt?: Unë nuk e di që kam lot