Fustani më i zhveshur i Kim Kardashian

Fustani më i zhveshur i Kim Kardashian

Askush nuk zhvishet si Kim Kardashian edhe pse motrat e saj shpesh e konkurrojnë atë. Ylli i serialit të “Keeping Up With Kardashians” e ka “art” më vete zhveshjen.

Ju mund të keni parë shumë nga ajo, mirëpo fustani nga Jean Paul Gaultier është përtej çdo imagjinate. Kim në fakt është zhveshur me “mjeshtëri” dhe nuk duket vulgare.

38-vjeçarja ka zgjedhur një fustan transparent me zbukurime kristali dhe duket seksi si gjithmonë.

Edhe pse me siguri është pak ftohtë, Kim e ka përballuar për hir të komenteve që gjithmonë merr për veshjet e saj.

Në fakt Kimi nuk është e para në familjen e saj që vesh një fustan të tillë. Edhe Kylie Jenner e ka veshur më parë një fustan të tillë dhe mesa duket asgjë nuk vishet rastësisht në familjen Jenner/Kardashian.