fbpx

Ky është hoteli që ofron shërbime falas për këdo që mban emrin e djalit të Meghan Markle dhe princ Harry-t

Ky është hoteli që ofron shërbime falas për këdo që mban emrin e djalit të Meghan Markle dhe princ Harry-t

Që prej 6 majit, Meghan Markle është bërë kryefjala e mediave botërore, pasi solli në jetë djalin e saj.

Lajmin për lindjen e tij e dha vetë princ Harry. E më pas me anë të një postimi në faqen zyrtare të familjes mbretërore në Instagram u treguar se djali i Princit Harry dhe Meghan Markle quhet Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Por, pas lindjes së tij një hotel ka bërë oferta të çmendura. E themi këtë, pasi promovimi i hotelit ‘’Mercure London Hyde Park Hotels’’ po kërkon të festojë ardhjen në jetë të fëmijës mbretërore në një mënyrë krejt të rrallë.

Kushdo që ka të njëjtin emër si djali i Meghan Markle dhe princ Harry-t do të qëndrojë fals në këtë hotel.

Oferta përfshin qëndrim një natë për dy persona duke përfshirë mëngjesin. Por, edhe një një restorant japonez ku edhe ofrohet vetëm sushi do të fillojë ofrim falas të këtij ushqimi fals për cilindo mban emrin e foshnjës mbretërore.

Ofertat e çmendura janë të vlefshme vetëm për muajin maj, në të cilin erdhi në jetë edhe djali i ish-aktores dhe princ Harry-t.