
Protestuesit e thirru nga Lëvizja Vetëvendosje për të protestuar sot kundër ideve të shpalosura nga Presidenti Hashim Thaçi për ndryshim të kufinjve, do të mblidhen sot në Prishtinë nga ora 14:00.
Sic njofton VV- protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.
Ata do të takohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.
VV ka publikuar edhe orarin e nisjes me transport falas për protestë nga 28 qytete të Kosovës.
ARTANË – Nisja bëhet nga zyra e LV-së në ora 13:00
BESIANË – Nga Stacioni i autobusëve në ora 12:00
DARDANË – Nga zyra e LV-së në ora 11:00
DEÇAN – Nga zyra e LV-së në ora 11:00.
DRENAS – Nga stacioni autobusëve në orën 12:00
FUSHË KOSOVË – Nga zyra e LV-së në ora 13:00
FERIZAJ – Nga zyra e LV-së në ora 12:30
GJAKOVË – Nga Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në ora 12:00
GJILAN – Nga Shkollat e Mesme në ora 12:00
HANI I ELEZIT – Nga Zyra e LV-së në ora 12.00.
ISTOG – Nga Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari” në ora 11:30
JUNIK – Nga zyra e LV-së në ora 11:00
KAÇANIK – Nga Stacioni i autobusëve në ora 12:00
KASTRIOT – Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në ora 12:00
KLINË – Nga Stacioni i autobusëve në ora 12:00
LIPJAN – Nga Tregu i Gjelbër në ora 13:00
MALISHEVË – Nga Sheshi i Dëshmorëve në ora 12:30
MITROVICË – Nga Raiffeisen Bank (ish-hotel “Adriatiku”) në ora 12:00
PEJË – Nga Peja City në ora 11:00
PRIZREN – Nga Stacioni i Autobusëve në ora 11:30
RAHOVEC – Nga Stacioni i Autobusëve në ora 12:00
SHARR – Nga zyret e LV-së, në fshatin Zaplluxhe në ora 11:00.
SHTIME – Nga qendra tregtare “ELI AB” në ora 12:30
SHTËRPCË – Nga zyret e LV-së, në fshatin Brod në ora 12:00.
SKËNDERAJ – Nga zyra e LV-së në ora 11:30
THERANDË – Nga Zyra e LV-së në ora 12:00
VITI – Nga Stacioni i autobusëve në ora 11:30
VUSHTRRI – Nga Parku i Qytetit në ora 12:30