Ky është kalendari i garave në Formula 1 për vitin 2021

Ky është kalendari i garave në Formula 1 për vitin 2021

Është shpallur draft-kalendari i Kampionatit Botëror në Formula 1 për vitin 2021, një ndër organizimet më të mëdha të sporteve motorike në botë, njofton Insajderi.

Sipas deklaratës nga Formula 1, sezoni i ri do të përbëhet nga 23 etapa e cila do të fillojë më 21 mars 2021 me Çmimin e Madh të Australisë ndërsa do të përfundojë më 5 dhjetor 2021 me Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t.

Çmimi i Madh i Turqisë, i cili iu shtua kalendarit të garës pas 9 viteve, nuk merr pjesë në draft-kalendarin e vitit të ardhshëm ndërsa për herë të parë Arabia Saudite është shtuar në garë.

Kalendari përfundimtar dhe datat do të përcaktohen pas mbledhjes së ardhshme të Këshilli Botëror të Sporteve Motorike.

Draft-kalendari i Formula 1 për vitin 2021 është si në vijim:

21 mars: Çmimi i Madh i Australisë

28 mars: Çmimi i Madh i Bahreinit

11 prill: Çmimi i Madh i Kinës

25 prill: Do të përcaktohet më vonë

9 maj: Çmimi i Madh i Spanjës

23 maj: Çmimi i Madh i Monaco-s

6 qershor: Çmimi i Madh i Azerbajxhanit

13 qershor: Çmimi i Madh i Kanadasë

27 qershor: Çmimi i Madh i Francës

4 korrik: Çmimi i Madh i Austrisë

18 korrik: Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe

1 gusht: Çmimi i Madh i Hungarisë

29 gusht: Çmimi i Madh i Belgjikës

5 shtator: Çmimi i Madh i Holandës

12 shtator: Çmimi i Madh i Italisë

26 shtator: Çmimi i Madh i Rusisë

3 tetor: Çmimi i Madh i Singaporit

10 tetor: Çmimi i Madh i Japonisë

24 tetor: Çmimi i Madh i SHBA-së

31 tetor: Çmimi i Madh i Meksikës

14 nëntor: Çmimi i Madh i Brazilit

28 nëntor: Çmimi i Madh i Arabisë Saudite

5 dhjetor: Çmimi i Madh i Abu Dhabi-t