Ky është kamarieri kosovar që Clinton tha se i ra në gjunj për ta falenderuar

Ky është kamarieri kosovar që Clinton tha se i ra në gjunj për ta falenderuar

Arben Hysenaj nga Katundi i Ri i Pejës është kosovari të cilin ish-presidenti amerikan, Bill Clinton e përmendi sot gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Clinton ka përmendur disa gjëra të mrekullueshme që i kanë ndodhur, e në mesin e tyre ka veçuar edhe momentin kur në një hotel, Arben Hysenaj i kishte rënë në gjunjë për t’iu falënderuar.

“Qe 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Arben Hysenaj punon në “The Sea Fire Grill”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai kishte arritur ta realizonte këtë fotografi me presidentin Clinton më 17 shkurt të këtij viti, në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës./Insajderi.com