Ky është kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga LDK-ja

Ky është kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga LDK-ja

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë-Kosovë ka marrë vendim që të kandidojë sërish Burim Berishën për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Njoftimin për kandidim të tij e ka bërë publik në llogarinë e tij në Facebook, Burim Berisha.

Në këtë vendim thuhet: ”Kryesia e LDK-së, dega në Fushë Kosovë në mbledhjen e mbajtur më 27.07.2017-të mori vendim që Burim Berisha , propozohet kandidatë për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës për zgjedhje lokale të 2017-tës.