Ky është kandidati për kryetar të PDK-së në Gjakovë

Ky është kandidati për kryetar të PDK-së në Gjakovë

Kryetari aktual i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë, ka zyrtarizuar rikandidimin edhe për një mandat në krye të kësaj dege.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me sukses kanë përmbyllur procesin zgjedhor në të gjitha nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.

 

“Të shtunën do t’i përfundojmë zgjedhjet në degën tonë, dhe unë pres përkrahjen dhe besimin Tuaj me zotimin se do të punoj gjithmonë bashkë me juve ndershëm, siç kam punuar gjatë gjithë jetës”, ka shkruar Hajdar Beqa.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq, delegatë e simpatizantë të PDK-së në Gjakovë!

Pasi që me sukses e kemi përmbyllur procesin zgjedhor në të gjitha nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Gjakovë, ju informoj se unë do të jam sërish kandidat për kryetar të PDK-së, Dega në Gjakovë.

Gjatë zgjedhjeve nëpër nëndegë, e kemi dhënë shembullin më të mirë të demokracisë dhe do t’a dëshmojmë edhe në kuvendin zgjedhor të degës!

Të shtunën do t’i përfundojmë zgjedhjet në degën tonë, dhe unë pres përkrahjen dhe besimin Tuaj me zotimin se do të punoj gjithmonë bashkë me juve ndershëm, siç kam punuar gjatë gjithë jetës.

Dekada e Re është shpresa e vetme për jetë më të mirë për Gjakovën dhe Kosovën tonë