fbpx

Ky është kosovari nga Deçani që pritet të ekstradohet në Amerikë

Ky është kosovari nga Deçani që pritet të ekstradohet në Amerikë

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën Binak “Kolë” Gjergjajn nga Deçani, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Afërdita Gjergjajt, më 2001.

Insajderi ka mësuar nga burimet se Gjergjaj pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aferdita Gjergjaj, ish-bashkëshortja e Binak Gjergjajt, u zhduk më 26 shkurt të 2001, pasi ishte takuar me Binak Gjergjajn në Auburn Hills të Miçiganit për të diskutuar një çështje të kujdestarisë që përfshinte fëmijët e çiftit.

Gjatë hetimit, siç kishin raportuar mediet amerikane, Binak Gjergjaj gjithashtu ishte zhdukur. Hetuesit amerikanë kanë thënë se ai kishte shkuar në Kosovë.


Afërdita Gjergjaj, ish-bashkëshortja e Binak Gjergjajt

Makina e Gjergjajt ishte gjetur në natën e 27 Shkurtit 2001 në parkingun e kinemasë së Auburn Hills. Telefoni e Afërdita Gjergjajt, çanta dhe disa fatura ishin në makinën e ish-bashkëshortit të saj, me të cilën ishte divorcuar dy vite para se të ndërronte jetë.

Insajderi raportoi të enjten për arrestimin nga Policia e Kosovës të Gjergjajt dhe dy personave të tjerë të cilët ishin arratisur nga Amerika në Kosovë.

Lexoni edhe:

Ekskluzive: Arrestohet miku i Enver Hoxhajt – pritet të ekstradohet në Amerikë