Dy kosovarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë javën e kaluar. Çlirim Maloku, është emri i 19 vjeçarit nga Hasi i Prizrenit i cili tashmë është në gjendje të rë" />

Ky është kosovari tjetër që u rrah brutalisht në Novi Sad

Dy kosovarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë javën e kaluar. Çlirim Maloku, është emri i 19 vjeçarit nga Hasi i Prizrenit i cili tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima e dytë është Brendon Gigollaj me prejardhje nga Lubizhta e Hasit, ka 15 vite që jeton me familje në Novi Sad, aty ku kanë edhe biznesin.

Gjatë ditës së djeshme T7, ka qëndruar në këtë fshat, nga ku familja e tij janë shprehur të shqetësuar për atë që i ndodhi familjarit të tyre.

Të ndrojtur se rasti mund të përsëritet, ata që punojnë së bashku me prindërit e Brendonit në Serbi, nuk pranuan të flasin para kamerave, duke thënë se momentalisht djali ka të lënduar vetëm syrin.

Clirimi dhe Brendoni u sulmuan mes natës së shtunë dhe të dielë, nga një grup i serbëve, pasi që këta të fundit i kishin dëgjuar duke folur shqip.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar katër persona.