në a" />

Ky është lajmi i fundit për futbollistin e zhdukur të Cardiff Cityt

Ky është lajmi i fundit për futbollistin e zhdukur të Cardiff Cityt

Policia franceze tashmë ka konfirmuar se futbollisti argjentinas Emiliano Sala ishte në aeroplanin Piper Malibu i cili u zhduk mbrëmë në kanalin anglez.

Sala, 28-vjeçar, nënshkroi këtë të shtunë me skuadrën uellsiane që garon në Premierligë, duke e kompletuar kalimin e tij nga skuadra franceze e Nantes, transmeton Insporti.

Tashmë është vërtetuar nga autoritetet franceze se Sala ishte në bordin e aeroplanit, së bashku me një person tjetër, që u zhduk mbrëmë rreth orës 20:30.

Sala ishte shkuar te Nantes për t’u përshëndetur me ish-shokët e skuadrës, para se të kthehej sërish në Uells për t’iu bashkuar ekipit të tij të ri.

Kur po khehej nga Nantes, aeroplani i llojit Piper Malibu, në të cilin ishte argjentinasi, u zhduk nga radarët në afërsi të ishujve të kanalit të hënën mbrëma.

Një operacion kërkimi filloi të hënën mbrëma përkundër kushteve të vështira atmosferike. Në zonën ku dyshohet se aeroplani është zhdukur u dërguan edhe disa helikopterë, të cilët gjatë natës nuk gjetën asgjë.

Kërkimet me varkat e shpëtimit dhe helikopterë vazhduan deri në orën 2 të mëngjesit, kur kushtet atmosferike detyruan që kërkimet të ndaleshin.

Kërkimet më pas rifilluan në orën 8 të mëngjesit, por ende asgjë nuk është gjetur. /Insporti.com