
Kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Evropiane (PPE), Doris Pack ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Pack ka shprehur respektin e saj ndaj vendimit të kryeministrit për dorëheqje, duke thënë se nuk e kishte pritur një vendim të tillë.
“Ky është një reagim i drejtë, të cilin nuk e prisja. Respekt”, ka shkruar ajo në Twitter.