Ky është numri i kosovarë që gjenden ende në zonat e luftës në Siri

Ky është numri i kosovarë që gjenden ende në zonat e luftës në Siri

Shumë burra, gra dhe fëmijë udhëtarë para 8 muajsh u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri, për në Kosovë.

Me të mbërritur këtu në Kosovë, disave prej tyre, menjëherë i’u ngritën aktakuza mbi veprat e tyre penale.

Ata dyshoheshin për pjesëmarrje në luftërat e huaja apo organizim të grupeve terroriste, në luftën civile në Siri.

Për shumë nga ta ende janë evidente aktakuzat, madje në mesin e tyre ka edhe femra.

Ato dyshoheshin se me nxitje të bashkëshortëve të tyre, kishin shkuar në kohën e konfliktit në Siri, madje me veti kishin pasë edhe fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, më të mbërritur në Kosovë, u dërguan në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Ajo që për shumë kohë mbeti problem, ishte pikërisht ri-integrimi apo risocializimi i këtyre fëmijëve në shoqëri, apo në grupmoshat të cilëve ata u takonin.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, 107 persona u kthyen vetëm në muajin prill të këtij viti.

Në mesin e këtyre personave, 32 prej tyre ishin gra dhe 72 prej tyre ishin fëmijë si dhe 4 burra, ku këta të fundit u ndaluan menjëherë nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorit, ku sipas këtij organi, këta persona konsideroheshin si persona me rrezikshmëri të lartë.

Në raportet e përditshme të Prokurorit të Shtetit, ende vazhdojnë të vijnë aktakuza të ngritura për persona me vepra penale të tilla.

Në shtator të këtij viti, një preson u arrestua me 4 vjet burgim pasi që i njëjti sipas Prokurorisë, dyshohet se më pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar për në Stamboll, për tu nisur pastaj në drejtim të Sirisë, me qëllimin që të bashkëngjitej në grupin terrorist të njohur “ISIS”.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agon Misini u arrestua me 4 vjet burgim.

Agon Misini më 26 korrik të 2017-ës u arrestua nga forcat kurde, ku pastaj u riatdhesua në Kosovë.

Rrugëtimi i kosovarëve për në zonën e konfliktit në Siri, kishte filluar që nga viti 2012-të, derisa numri i përgjithshëm i atyre që iu bashkuan kësaj lufte, sipas Ministrisë së Drejtësisë, ishte 300.

Disa u vranë pak ditë pasi shkuan, e të tjerë arritën të ngriteshin në hierarkinë e kësaj organizate. Në mesin e tyre, ishin edhe kaçanikasi Lavdrim Muhaxheri dhe gjilanasi Ridvan Haqifi, të cilët edhe e humbën jetën në zonën e konfliktit.

Në një përgjigje të Indeksonline, Policia e Kosovës, thotë se rreth 359 persona kishin udhëtuar për në zonat e konfliktit Siri-Irak.

Policia tregon se në mesin e këtyre personave të cilët kishin marrë rrugë për tu bërë pjesë e grupeve terroriste, janë edhe 50 femra, ndërsa 50 fëmijë janë udhëtarë.

Derisa në anën tjetër, me qëllim të bashkëngjitjes në këto zona të konfliktit, 257 meshkuj kishin lënë Kosovën e kishin udhëtuar për në Siri.

Policia e Kosovës, konfirmon se edhe 100 kosovarë të tjerë gjenden ende në këto zona, Siri-Irak.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.