Ky është numri i personave në Konvikt, që presin të testohen sot për koronavirus

Ky është numri i personave në Konvikt, që presin të testohen sot për koronavirus

Pasi që dolën negativ me virusin COVID-19, 95 persona të karantinuar në Qendrën Studentore në Prishtinë, janë liruar që të shkojnë në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërkaq, për ata që janë në listën e pritjes për të bërë testimet, zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se çdo ditë do të ketë testime.

Ai për Gazetën Insajderi, ka treguar edhe numrin e atyre që do të testohen sot.

“Gjatë ditës së diel, pritet të testohen 33 persona të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020. MSh u bën thirrje atyre që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat e vetizolimit shtëpiak, edhe për rreth dy javët që vijnë duke mbrojtur veten dhe të afërmit përreth”, është shprehur Hoti.

Ndërkaq, Hoti ka thënë se janë edhe rreth 400 persona të cilët testohen sipas grupeve, ashtu siq kanë hyrë.

“Ka rreth 400, të cilët testohen, sipas grupeve, ashtu si kanë hyrë, ashtu edhe dalin, me të njëjtën renditje, pasi të kenë qëndruar së paku dy javë ne karantine. Çdo ditë ka testime, sot, nesër dhe gjatë gjithë javës që vjen”, është shprehur Hoti.

Kujtojmë se deri më sot janë 140 persona që kanë dalë pozitiv me Koronavirus në Kosovës. 23 persona janë shëruar ndërsa vetëm 1 i vdekur./ Insajderi.com

Pamje: 95 persona lirohen nga konviktet, dolën negativ në testin për koronavirus