Ky është numri i personave në Prizren që mbeten pa patentë shofer për shkak të alkoolit

Ky është numri i personave në Prizren që mbeten pa patentë shofer për shkak të alkoolit

Drejtoritë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe Prizren kanë realizuar planin operativ “Vozitja e automjeteve nën ndikim të alkoolit”, ku kanë ngritur pika kontrolli nëpër rajonet e dy qyteteve. Përmes këtij plani janë shqiptuar gjoba për shoferët që kanë rezultuar të dehur derisa kanë qenë duke vozitur

Policia e Prizrenit bën të ditur se në 18 pikat e kontrollit ka ndaluar 267 automjete dhe ka kontrolluar 237 persona.

“Në 18 pika kontrolli në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar gjithsej 267 automjete, ka kontrolluar 237 persona, ku nga këta persona 63 persona kanë rezultuar nën masën 0.50 pl (promila), 26 persona me ndikim të alkoolit mbi 0.50 pl (promila).Në zbatim të ligjit të komunikacionit rrugor ndaj 26 personave është shqiptuar gjobë dhe masa mbrojtëse 6 muaj ndalesë vozitje dhe konfiskim i patentë shoferit”, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se janë shqiptuar gjoba mbrojtëse ndaj 26 personave.

“Me dokumentacion të Kosovës gjoba mbrojtëse janë shqiptuar për 13 shtetas të Kosovës, ndërsa janë shqiptuar masa mbrojtëse edhe për 13 persona me dokumente të huaj”, theksohet në komunikatë.

Ndërkaq në Gjakovë Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, bën të ditur se zyrtarët policor të kanë bërë matjen me alkool të 1908 drejtuesve të automjeteve dhe deri me tani kanë shqiptuar 110 gjoba për ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe si masë mbrojtëse janë konfiskuar 110 patentë shoferë të cilëve njëkohësisht ju është ndaluar ngasja e automjeteve deri në nëntë muaj.

“Përveç kundërvajtjes nën ndikimin e alkoolit, NJRKRR është marr edhe me kundërvajtje të tjera të cilat janë rrezik permanent për shkaktimin e  aksidenteve rrugore,  ku deri me tani në planin e lartcekur operativ janë shqiptuar 344 gjoba dhe janë konfiskuar si masë mbrojtëse 25 patentë shofer nga kundërvajtësit e ndryshëm”, theksohet në komunikatën e policisë së Gjakovës.