Ky është numri i votave me kusht e atyre me nevoja të veçanta, që u numëruan deri në orën 15:00

Ky është numri i votave me kusht e atyre me nevoja të veçanta, që u numëruan deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri në orën 15:00, janë numëruar mbi 13 mijë vota me kusht e atyre me nevoja të veçanta.

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve tha se besoj që deri nesër presin t’a përmbyllin procesin e numërimit të gjitha fletëvotimeve të kategorive me kusht e të personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë duke u numëruar votat me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta, siç e kemi bërë të ditur në plan janë për tu numëruar votat që u përkasin këtyre kategorive. Deri në këto momente që po flasim pra të dhënat e orës 15:00 mund të themi se janë numëruar gjysma e tyre, më shumë se 13 mijë dhe po besojmë që deri nesër gjatë ditës të arrijmë të përmbyllimin procesin e numërimit të gjitha këtyre fletëvotimeve”, ka thënë Elezi, shkruan Insajderi.

Ai bëri me dije se pas vendimit të KQZ-së, nesër (e shtune), pritet të rinumërohen edhe katër vendvotime. Teksa shtoi se pas rinumërimit edhe të këtyre vendvotimeve dhe disa procedurave do të jenë të gatshëm të shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Gjithashtu gjatë ditës së nesërme planifikojmë të bëjmë rinumërimin e atyre katër vendvotimeve për të cilat vendosi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, nesër presim që të përmbyllimin procesin e numërimit të të gjitha votave”, ka thënë ai.