Ky është personi që dyshohet se plagosi dy persona në Pejë

Në Pejë janë plagosur dy persona. Njëri prej tyre kalimtar rasti, ndërsa tjetri ishte synim i dorasit. Është zbuluar edhe identiteti i atij që shtiu. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa sulmuesi në arrati.

Ky është personi që dyshohet se plagosi dy persona në Pejë

Është identifikuar personi që ka plagosur dy të tjerë sot, e shtunë, rreth orës 12:20, përballë fakultetit të Biznesit në Pejë.

Gazeta Online Insajderi ka arritur të sigurojë emrin dhe fotografi të dorasit që dyshohet se ka kryer këtë vepër penale ndaj dy viktimave që tashmë, sipas raportimit nga Policia, janë jashtë rrezikut për jetë.

Bëhet fjalë për Fisnik Lajçin, i cili është edhe drejtor i një autoshkolle në këtë komunë, ndërsa ka plagosur me armë zjarri, Mustafë Ahmetxhekajn, dhe një kalimtar rasti.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zyrtari i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com

https://insajderi.com/dy-te-plagosur-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-peje-njeri-kalimtar-i-rastit/