Ky është personi që vdiq në aksidentin e rëndë në Merdare, flet vëllai i tij

Ky është personi që vdiq në aksidentin e rëndë në Merdare, flet vëllai i tij

Rreth orës 02:00 pas mesnatës, në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident mes dy veturave. Bëhet fjalë për Blerim Softollin nga Podujeva.

Njoftimin për vdekjen dhe varrimin e tij, e ka bërë vëllai i Blerimit, Regjepi.

Përmes Facebook-ut ai ka konfirmuar vdekjen e vëllait të tij.

Në aksidentin ku ndërroi jetë Blerimi, tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. /Insajderi.com