Ky është politikani i njohur që dikur merrej me tregtinë e bagëtive

Ky është politikani i njohur që dikur merrej me tregtinë e bagëtive

Sot janë njerëz të suksesshëm në jetën politike, por jeta nuk ishte treguar gjithmonë kësisoj me ta.

Shumë politikanë të sotëm në Kosovë dikur bënin punë nga më të thjeshtat për t’i ndihmuar familjet në kohë krize, për t’i financuar studimet e edhe për të qenë të pavarur financiarisht, ndonëse nuk ishin në moshë madhore, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe kryetari aktual i qytetit të Mitrovicës, ndonëse sot një biznesmen i suksesshëm, dikur ndihmonte babanë e tij, i cili merrej me shitjen e bagëtive në këtë qytet.

Qytetarët e Mitrovicës i kanë thënë “Zërit” se Bahtiri dhe babai i tij në këtë punë ishin njerëz të ndershëm dhe nuk mashtronin në këtë zanat.

Agim Bahtiri në një rrëfim për gazetën ka thënë se njerëzit e suksesshëm zakonisht pas vetes kanë një jetë të vështirë. Por, ai ka thënë se nuk ka turp të bëjë çfarëdo pune derisa atë punë e bën me ndershmëri.

“Çdo njeri i suksesshëm e ka pasur një jetë të vështirë. Çdo punë që bëhet ndershëm është e mirë, s’është me rëndësi se çka punon. Për mua kurrë nuk është nënçmuese të punoj edhe si punëtor fizik, sepse puna e ndershme është krenaria e shpirtit tënd dhe e familjes tënde. Babai im është marrë me shitjen e bagëtive dhe ne djemtë i kemi ndihmuar në atë kohë. Por në vitin 1980 fillova të punoj në Fabrikën e Shërbimit Elektrik, kur isha 20 vjeç. Kjo punë pastaj për mua ka qenë një mburrje”.

Bahtiri më vonë kishte shkuar në Holandë, ku ishte angazhuar të punonte në kompaninë “Laura Special” në Den Hagë si menaxher marketingu dhe në kompaninë “Green Shamp” si menaxher i blerjes dhe i shitjes. Pas 3 vjetësh punë në “Green Champ” Bahtiri vendosi ta fillojë biznesin e tij me partnerët koreanë dhe francezë “Green Mushroon Farm”, ku ka punuar si drejtor gjeneral. Ai ka thënë se gjithmonë e ka ndier që dikur do të bënte diçka, e cila do ta shndërronte në njeri të suksesshëm. “Gjithmonë e kam ndier, sepse s’kam përtuar asnjëherë t’u shërbej qytetarëve”.

Përveç këtyre tre politikanëve, të cilët për “Zërin” kanë sjellë në kujtime vitet e para të punës, kemi edhe shumë politikanë, që karrierën e tyre e kanë nisur duke bërë punë nga më të thjeshtat, por që sot janë personazhe të rëndësishme në jetën politike.

Ata që e njohin dhe që e kanë përcjellë edhe më herët e dinë se deputeti i PDK-së, Memli Kransiqi, dikur ishte reper, deputetja e po kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, ishte prezantuese e motit në RTK.

Disa mund të mos e kenë ditur, por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë kohës kur studionte në Londër punonte në një “Fast Food”, Fatmire Kollqaku e po kësaj partie është mjeke. Time Kadrijaj e AAK-së gjatë luftës ka shërbyer si infermiere. Ndërkaq ish-deputeti Visar Ymeri i PSD-së dikur ka qenë gazetar e kamerier.