Ky është politikani më i votuar për Këshill drejtues të PDK-së

Ky është politikani më i votuar për Këshill drejtues të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, Uran Ismaili, i cili njëherit është kryetari i degës ka marrë më së shumti vota.

Ismaili ka marrë gjithsej 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.

Teksa anëtari me më së paku vota është Xhavit Gubetini me 97 vota.

Kadri Veseli është ri-zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë gjatë ditës së djeshme në Konventën e 9- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë./Insajderi.com