Qerim Kelmendi, u gjet i vdekur e i djegur në veturën e tij në Pejë. Ai ishte një nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por, në postimin e fundit të Kelmendit në ‘Facebook’, ai kishte thënë që urrehet nga mijëra shqiptarë.
Këtë postim e ka bërë në mbrojtje të ish-luftëtarit tjetër Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e kishte quajtur ish-Presidentin e Kosovës, tradhtarë.
“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicēs shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë !”, pati shkruar Qerim Kelmendi.