‘Ky është urdhër i Prishtinës, jo i Gjakovës’ – Si e keqkuptoi Xeni masën e distancës

‘Ky është urdhër i Prishtinës, jo i Gjakovës’ – Si e keqkuptoi Xeni masën e distancës

Këngëtari i njohur shqiptar, Shkelzen Jetishi Xeni, ka mbajtur sot një koncert disa minutësh në komunën e Gjakovës.

Por, koncerti nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Atij i është dashur ta ndërpresë për arsye se nuk po respektohej distanca e duhur, shkruan Insajderi.

Tutje Xeni e keqkuptoi masën e kërkuar nga policia duke menduar se vendimi është nga Komuna e Gjakovës.

Dështon koncerti i Xeni – Nuk respektuan masat

“Më vjen shumë keq për Zotin. Ju lutem na kemi ardhë për ju por tash nuk ka kuptim ju që jeni në banesa, pse nuk hyni brenda. Po ua shohin sherrin të tjerët, respektoni ju lutëm. Ky është urdhër jo i Gjakovës por i Prishtinës, faleminderit”, shtoi ai.