Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se janë marrë disa vendime me qëllim parandalimin e koronavirusit, shkruan Insajderi.
Ahmneti ka thënë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore do të duhet të dezinfektojnë të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit.
Gjithashtu, duhet të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore, duke shtuar se gjithë ata që nuk i përmbahen këtyre vendimeve do të gjobiten.
Është bërë e ditur se ky vendim do të jetë në fuqi deri në përfundimin e krizës nga pandemia.
Kryetari, shtoi se nga data 7 prill (e martë), Komuna e Prishtinës nuk do të ofron shërbime për qytetarë nëse nuk janë të pajisur me maska e dorëza.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Prej sot e deri në përfundim të krizes se pandemisë, si Komunë kemi marr vendim për pikat më poshtë
Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit .
Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.
Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi
Nga data 7 Prill 2020, Komuna e Prishtinës nuk do të ofron shërbime për qytetare nëse qytetaret NUK JANE TE PAISUR me paisje mbrojtëse (maska dhe doreza).
#rriNshpi