Personi që shihni në foto është 53 vjeçari Fadil Kasemi, autori i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi (Kasemi).
Kasemi e ekzekutoi ish-bashkeshorten e tij brenda një makine në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Ai e ka qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa më pas është arrestuar nga policia, shkruan Lapsi.al.
Dy vite më parë ai tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në plazhin e Golemi, ku nxori nga çanta një pistoletë, por ngjarja u parandalua.
Përpara organeve hetimore ai deklaroi se ishte në gjendje të dehur dhe se nuk mbane mend çfarë kishte ndodhur.