Ky është vrasësi i cili i ka vrarë njerëzit në Starzburg

Së pak tre persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur në sulmin terrorist i cili ka ndodhur në qendër të Starzbugut.

Ky është vrasësi i cili i ka vrarë njerëzit në Starzburg

Sulmuesi është identifikuar si burri 29 vjeç, Cherif Chekkat dhe sot në mëngjes është bastisur banesa e tij në kuadër të një hetimi për plaçkitje të kryer qysh në verë të sivjetmë.

Policia franceze e ka rrethuar sulmuesin.

Autoritetet franceze e kanë ngritur nivelin e sigurisë në atë “të jashtëzakonshme në rast sulmi” dhe rreth 350 policë dhe pjesëtarë të xhandarmerisë dhe dy helikopterë edhe më tutje janë në kërkim të dyshuarit, i cili me kalimin e viteve ishte radikalizuar dhe e ka shkelur ligjin, ka thënë sot në mëngjes ministri i brendshëm Chritophe Castaner, derisa mediet lokale pretendojnë se emri i të dyshuarit është Cherf Chekkat.

Sulmuesi i armatosur ka hapur zjarr në afërsi të panairit të Krishtlindjes dhe u arratisë pasi u plagosë në konflikt me policinë.

Mediet franceze lajmërojnë se gjashtë nga 11 persona të plagosur janë në gjendje kritike.

Dyshohet se sulmuesi është ekstremist, mirëpo motivi i sulmit ende nuk është vërtetuar. Prokuroria e Parisit hetimin për sulmin në qendër të Starzburgut do ta trajtojë sikur që ka të bëjë me sulm terrorist./Insajderi.com.