Ky është zëvendësministri që ka marrë më së shumti mëditje në Qeverinë Haradinaj

Ky është zëvendësministri që ka marrë më së shumti mëditje në Qeverinë Haradinaj

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik , Hamza Balje, për vitin 2018 ka marrë më së shumti mëditje.

Shuma që ka marrë Balje në emër të mëditjeve arrin në 5.100 euro.

Në qeshor të vitit 2018, Ministria e Financave (MF) ka aprovuar vendimin për ndryshim të tarifave të mëditjeve, krahas standardit të jetesës në shtetin në të cilin udhëtohet. Sipas këtij raporti pas Balajt radhitet edhe zëvendësministri tjetër i kësaj ministrie Gani Koci me 2.386 euro.